Si duket rrjeti nëntokësor brenda spitalit më të madh të Gazës, për të cilin thuhet se operon Hamas – publikohet videoja me animacion
27/10/2023
Forcat e Mbrojtjes Izraelite kanë publikuar një video animacion për të demonstruar se si duket rrjeti i tuneleve nën spitalin më të madh të Gazës, Al-Shifa, ku operon Hamasi.
Më herët, Izraeli tha se Hamasi operon dhe fshihet poshtë spitalit më të madh në Rripin e Gazës, brenda këtyre tuneleve, transmeton Telegrafi.
Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit, Daniel Hagari thotë se Hamasi “kryen aktivitete ushtarake nga spitalet” në Gaza duke i përdorur këto objekte si “infrastruktura terroriste”, transmeton Telegrafi.
Tani një video e publikuar nga autoritetet në formë animacioni tregon se si duken këto tunele, dhe si fshihen nën kompleksin mjekësor të Gazës.


