Please enter at least 3 characters.

Si duket renditja pas xhiros së gjashtë të Ligës së Kampionëve

Raundi i gjashtë i fazës së grupeve përfundoi mbrëmjen e së mërkurës, më 10 dhjetor, me klubet e mëdha që kanë zënë vendet e para.

Arsenal vazhdon të udhëheqë grupin e vetëm, pas fitores pa emocione 3-0 ndaj Club Brugge në Belgjikë.

Bayern Munich mban vendin e dytë pas triumfit 3-1 ndaj Sporting Lisbon në "Allianz Arena", ndërsa PSG renditet i treti me 13 pikë dhe një diferencë golash +11, pas barazimit 0-0 me Athletic Bilbao.

Manchester City (vendi i 4) dhe Atalanta (vendi i 5) kanë gjithashtu nga 13 pikë. Top 8 pas raundit të gjashtë plotësohet nga: Interi (12 pikë), Real Madridi (12 pikë) dhe Atletico Madridi (12 pikë).

telegrafi.com

Në fund të klasifikimit, Villarreal dhe Kairat Almaty kanë vetëm nga një pikë dhe janë dy ekipet e para të eliminuara nga Liga e Kampionëve.

Kështu, 8 ekipet e para kualifikohen direkt për raundin e 16-të të Ligës së Kampionëve, vendet nga 9 deri në 24 do të luajnë një play-off me dy ndeshje për të përcaktuar pjesëmarrësit e tjerë në 16-she, ndërsa ekipet e renditura nga vendi i 25-të deri në të 36-tin eliminohen automatikisht. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore