Please enter at least 3 characters.

Si dukeshin këto vende, para dhe pas fatkeqësisë – imazhe që zbulojnë shkatërrimet e tërmetit në Turqi

2023/02/page-21.jpg

Të paktën 4900 njerëz kanë vdekur si pasojë e tërmeteve shkatërruese në Turqi dhe Siri.

Dhe ndikimi i kësaj fatkeqësie – kur bëhet fjalë për dëme materiale – është zbuluar në një seri fotografish, përcjell Telegrafi.

Infrastruktura jetike, shtëpitë e njerëzve dhe monumentet me rëndësi të madhe kulturore u shkatërruan të gjitha brenda pak minutash nga tërmeti fillestar me magnitudë 7.8.

Edhe dëme të tjera janë shkaktuar nga një seri pasgoditjesh të forta, me zyrtarët që thonë se numri i ndërtesave të rrafshuara nga lëkundjet është në mijëra. /Telegrafi/

Ndërtesa kryesore e Kalasë së Gaziantepit u dëmtua rëndë

Xhamia e shembur Haxhi Jusuf në Malatya

Një ndërtesë banimi në Gaziantep në tetor 2022 (majtas) dhe më pas pas tërmeteve të sotëm (djathtas) - nuk dihet nëse dikush ishte brenda ndërtesës kur ajo u shemb

Përsëri në Gaziantep, rreth 80 kilometra nga epiqendra e tërmetit, një tjetër ndërtesë banimi e shembur

Kisha në Hatay, në rrethin e İskenderun

Si dukeshin ndërtesat e banimit në lagjen Cukurova të Adanas në prill 2021 (majtas) dhe pas shembjes së tyre për shkak të tërmetit