Please enter at least 3 characters.

Shyhrete Behluli shprehet e lumtur që u bë sërish gjyshe

2019/01/shyhr-e1548177909530.jpg

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Shyhrete Behluli, ka qenë më se e lumtur ditën e sa martës.

Kjo pasi pikërisht në këtë ditë, ajo u bë gjyshe për herë të dytë.

Vajza e saj Njomza ka sjellë në jetë një djalë, dhe këtë e ka bërë të ditur vet mamaja e saj përmes një postimi të bërë në rrjetin social Instagram.

"Sot një fali Zoti edhe një nip. U gëzoftë çdo shtëpi qysh jemi gëzuar ne", ka shkruar këngëtarja Behluli në fotografinë e ndarë me ndjekësit.

Ndërkohë të shumta kanë qenë urimet dhe komentet që Shyhretja ka marrë nga fansat në hapësirën për komente.

Behluli vazhdon të jetë mjaft aktive me këngë e koncerte të shumta, gjersa nuk mungon edhe nëpër ahengje e dasma të ndryshme.

Në muajt në vazhdim, ajo pritet të prezantojë për publikun këngën e saj më të re. /Telegrafi/