Please enter at least 3 characters.

Shtyllat e dritave rrugore, që duken sikur shkopinjtë për pastrimin e veshëve (Foto)

2016/08/Shtyllat-bizare-të-dritave-rrugore-qe-duken-sikur-shkopinjte-per-pastrimin-e-vesheve-foto.jpg

Në njërën nga rrugët më të frekuentuara në Britani të Madhe, shoferët kanë mbetur të hutuar me formën e pazakontë të shtyllave të dritave.

Shtyllat që ndodhen në West Yorkshire, shumica i ka menduar si të dëmtuara nga ndonjë keqbërës, ndërsa i kanë krahasuar me shkopinjtë me pambuk që shfrytëzohen për të pastruar veshët, transmeton Telegrafi.

Por, nga Agjencia e Autostradave është thënë se kështu janë bërë me qëllim, në mënyrë që të mos i pengojnë telat e largpërçuesve të rrymës që u kalojnë sipër. Në anën tjetër, nëse rrëzohen, do të shkaktojnë më pak probleme. /Telegrafi/