Shtohen 700 qen endacak në Shkup (Video)
22/09/2018
Rritet numri i qenve endacak - deri në qershor të këtij viti në rrugët e Shkupit janë regjistruar 700 raste të reja" deklaroi kryebashkiaku Petre Shilegov.
Ai thotë se nga 6000 deri 8000 qen endacak ka vetëm në Shkup, ndërsa pjesa më e madhe e tyre janë lëshuar nga pronarët e tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Shilegov thotë se më shumë se 11.000 çipe janë dorëzuar për pronarët e kafshëve shtëpiake (qentë dhe macet)./Telegrafi/


