Please enter at least 3 characters.

Shtetasit e Maqedonisë këtë verë do të mund të udhëtojnë në Mal të Zi pa test PCR

2017/07/Plazhi-i-vogel_ulqin_ulcinj_montenegro.jpg

Në pritje të sezonit turistik veror, qeveria malazeze ka publikuar një listë të vendeve qytetarët e të cilëve do të lejohen të hyjnë në Mal të Zi pa një test negativ PCR për COVID-19.

Hyrja në Malin e Zi pa test PCR të kryer më parë dhe pa konfirmimin e imunizimit do të lejohet për turistët nga Ballkani Perëndimor - Maqedonia e Veriut, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Kosova dhe Shqipëria.

Midis atyre që nuk kërkohet test PCR janë edhe vendet e Bllokut Lindor - Rusia, Bjellorusia dhe Ukraina./Telegrafi/