Please enter at least 3 characters.

Shtëpia e Bardhë tregon pse Trumpi po mban fasha në dorë?

Fashat e vendosura në dorën e Donald Trumpit kanë tërhequr vëmendjen dhe shqetësimin e gazetarëve, të cilët po pyesin nëse pas tyre fshihet ndonjë problem shëndetësor.

Pamjet e fundit nga paraqitjet publike të presidentit amerikan tregojnë dorën e mbështjellë, gjë që ka ngjallur spekulime dhe diskutime në media.

Në një deklaratë për shtyp, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë sqaroi situatën, duke thënë se presidenti është vazhdimisht duke përshëndetur dhe shtrënguar duart me shumë njerëz gjatë takimeve dhe aktiviteteve zyrtare.

Sipas Karoline Leavitt, ky kontakt i shpeshtë ka shkaktuar irritim dhe lodhje në dorën e presidentit, gjë që ka bërë të nevojshme vendosjen e fashave si masë mbrojtëse.

Megjithatë, ajo theksoi se nuk ka asnjë arsye për shqetësim dhe se presidenti vazhdon detyrat pa asnjë pengesë.

Ndryshe, 79-vjeçari iu nënshtrua një skanimi me rezonancë magnetike (MRI) në muajin tetor, i cili u konfirmua nga mjeku i tij, Sean P Barbabella.

Dhe mjeku i Shtëpisë së Bardhë shkroi se imazhet kardiovaskulare dhe të barkut ishin "krejtësisht normale". /Telegrafi/