Please enter at least 3 characters.

Shtatzënia e Lopezit – fshehtësia më së keqi e ruajtur në Hollywood

2016/01/f.1031172319474_m.jpg

Përkundër kësaj, J.Lo edhe më tutje vazhdon të përformojë në mbarë SHBA-në, e mbuluar me tunike dhe fustane të gjerë, që fotografët të mos arrijnë t’ia fotografojnë barkun e zmadhuar nga shtatzënia.

I pyetur t’i komentojë kërkesat e yjeve, të cilave ai ua dizajnon veshjet, i famshmi Roberto Cavalli ka thënë: "Ja, pikërisht tash Jennifer Lopez ka kërkesa të veçanta sepse është duke pritur fëmijë. Për mua është bukur punë e vështirë, sepse barku i saj po rritet nga java në javë. Ajo është edhe këngëtare edhe valltare dhe dëshiron që në skenë të ndjehet rehat. Në këtë situatë, nuk e di sa është kjo e mundur ".

Pasi që është publikuar deklarata e Cavallit, gazetarët kanë filluar të sulmojnë me pyetje zëdhënësin e Jennifer Lopezit, i cili megjithatë, e ka shkyçur telefonin celular, derisa diva latine dhe bashkëshorti i saj, Marc Anthony, nuk dëshirojnë të komentojnë pohimet e disenjatorit të famshëm.

Askush nuk e ka të qartë për çfarë arsye Jenniferri, si edhe Christina Aguilera, nuk duan thjeshtë të pranojnë që janë shtatzëna, edhe tani kur është më tepër se e qartë.