Please enter at least 3 characters.

Shtatë variacione të POMPAVE për të ndërtuar GJOKS më të MADH!

2016/09/push-ups_625x350_61452668981.jpg

Nuk ka rrugë të shkurta për të fituar gjoks më të madh, por duhet të punoni shumë dhe të përkushtoheni vazhdimisht për ta arritur këtë.

Megjithatë, puna e vështirë nuk duhet të jetë e mërzitshme, pasi që ka lloje të ndryshme të ushtrimeve të cilat mund t’i bëni. Ndër to – mbi të gjitha tjerat- është njëra që është më efektivja. Veç kësaj, ky ushtrim është më i vjetri në histori. Po pra, është fjala për pompat, transmeton Telegrafi.

Thënë më thjeshtë: pompat janë shumë funksionale dhe kjo është arsyeja përse ato futen në rutinën ushtrimore të çdo atleti.

Jo vetëm që pompat e ushtrojnë gjoksin, por edhe duart, shpatullat dhe barkun.

Kemo Marriott, themelues i Holistic Motions tregon shtatë variacionet më të mira të pompave për të ndërtuar gjoks më të madh. Provoni dhe nuk do të zhgënjeheni.  /Telegrafi/