Shqipërisë sonte i përcaktohen kundërshtarët në grup
12/12/2015
Kampionati Evropian i Futbollit do të nisë më 10 qershor, ndërsa finalja e madhe e këtij evenimenti luhet më 10 korrik në Paris.
Kuqezinjtë për herë të parë janë pjesë e kësaj gare të madhe evropiane. Shorti me 23 përfaqësueset e kualifikuara, të cilave u shtohet edhe Franca si vend organizator do të funksionojë me ndarjen në katër vazo, në bazë të koeficientit të UEFA-s. Prej aty do të formohen gjashtë grupet me nga 4 skuadra.
Shqipëria ndodhet në vazon e katërt bashkë më Irlandën e Veriut, Islandën dhe Sllovakinë, Turqia dhe Republika e Irlandës.
Tërheqja e shortit do të bëhet sonte duke filluar në orën 18:00. /Telegrafi/


