Please enter at least 3 characters.

Shqipëria sot me mot të kthjellët e vranësira të pakta kalimtare

Shqipëria sot do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Sipas njoftimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak thuhet se moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës.

"Era do të fryjë me drejtim kryesor nga veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s. Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 1-2 ballë", thuhet në njoftim. /Telegrafi/