Please enter at least 3 characters.

Shqipëria ndaj Izraelit luan me fanellat e bardha të reja për herë të parë (Foto)

2017/06/shqiperia-kombetarja-fanellat-e-bardha-470x353.jpg

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të mbajë veshur për herë të parë fanellën e re me ngjyrë të bardhë gjatë ndeshjes së sotme në Haifa përballë Izraelit.

Që pas prezantimit të modelit të ri të uniformave nga ana e Macron, Shqipëria ka provuar të veshë vetëm fanellën e parë, atë me ngjyrat kuqezi.

Pas tre ndeshjesh me fanellën e parë, më saktësisht ndaj Italisë, Bosnjës dhe Luksemburgut, të treja të humbura, sot është radha që të provohet fati duke mbajtur mbi supe fanellën e dytë.