Shqipëria feston 90 vjetorin e pranimit në FIFA, Infantino me urim për futbollin shqiptar dhe FSHF-në
Sot është një përvjetor jubilar dhe historik për futbollin shqiptar.Saktësisht, 90 vite më parë në Kongresin e 21-të të FIFA-s, që u zhvillua në datat 13-14 maj 1932 në Stokholm të Suedisë, Federata Shqiptare e Futbollit u pranua si anëtare e FIFA-s.Një ngjarje e rëndësishme që është vetëm fillimi i një historie të gjatë progresi dhe zhvillimi të futbollit shqiptar. Në këtë datë historike Presidenti i FFA-s, Gianni Infantino ka dërguar një video-mesazh urimi për Federatën Shqiptare të Futbollit, ku vlerëson bashkëpunimin dhe arritjet që ka bërë futbolli shqiptar në këto 90 vjet si anëtare e qeverisë së futbollit botëror, qoftë në futbollin e meshkujve dhe atë të femrave.Gjithashtu, Infantino vlerëson edhe solidaritetin e treguar nga Shqipëria që hapi dyert për komunitetin afgan të futbollit në një moment të vështirë nëpërmjet një gjesti dashamirësie të jashtëzakonshme.Më poshtë, edhe mesazhi i plotë i Presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino me rastin e 90-vjetorit të anëtarësimit të FSHF në FIFA:I dashur President Duka!Të dashur miq dhe kolegë në Federatën Shqiptare të Futbollit.Urime! Urime në përvjetorin e 90-të të anëtarësimit në FIFA! Qëkur është bërë anëtare e FIFA-s në vitin 1932 Federata juaj ka ndërtuar një histori të veçantë dhe të dalluar bashkëpunimi, zhvillimit të futbollit, progresit dhe suksesi në të gjitha nivelet për meshkuj, femra dhe futbollin e të rinjve.Sa i takon futbollit të meshkujve, nuk mund ta harrojmë kualifikimin e parë historik dhe paraqitjen në finalet e UEFA Euro 2016 në Francë, që i solli aq shumë gëzim dhe krenari popullit shqiptar dhe që është rezultati i përmirësimit të vazhdueshëm përgjatë viteve të fundit.Sa i takon futbollit të femrave, progresi dhe angazhimi i vazhdueshëm për zhvillimin e futbollit të femrave në të gjithë vendin gjatë viteve të fundit ka qenë shumë inkurajues dhe premton një të ardhme të shkëlqyer.Të gjithë ju e dini mirë rëndësinë që ka puna serioze, pasioni e përkushtimi, duke i dhënë çdo talenti shansin në të gjitha nivelet më të larta. Dhe sukseset e fundit janë një provë e qartë e kësaj.Jashtë fushës, vendi juaj ka qenë gjithashtu një shembull i solidaritetit në kohët më sfiduese. Në 2021-shin, vitin e kaluar, ju hapët dyert për anëtarët e komunitetit afgan të futbollit të femrave, në një kohë kur qëndrimi në vendin e tyre të lindjes u bë shumë i rrezikshëm, dhe unë falënderoj vendin tuaj për këtë gjest dashamirësie të jashtëzakonshëm.Jam krenar të punoj me ju, teksa vazhdoni të na siguroni se fuqia e futbollit përdoret për të ndikuar pozitivisht shoqërinë në Shqipëri dhe në të gjithë botën.Pra, urime edhe një herë tjetër për gjithçka që ju po bëni për futbollin dhe për arritjen e këtij 90-vjetori historik si anëtar të FIFA-s. Ne kemi besim te Shqipëria dhe ju do të keni gjithmonë besimin e FIFA-s. Ju uroj ta festoni sa më bukur, fat të mbarë për finalen e madhe të Tiranës dhe uroj të shihemi bashkë së shpejti. Mirupafshim!


