Shqipëri- Lituani, formacionet zyrtare: Reja sërish me ndryshime
07/09/2020
Shqipëria do ta pres Lituaninë në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve.
Pak minuta më parë, në faqen zyrtare të UEFA-s janë bërë publike edhe formacionet zyrtare.
Enea Mihaj dhe Qazim Laçi janë dy futbollistët që debutojnë si titullarë me fanellën kuqezi, teksa sulmi i është besuar Armando Sadikut dhe Rey Manajt.
Në portë do të jetë Thomas Strakosha, ndërsa Berat Gjimshit dhe Kastriot Dermaku luajnë nga minuta e parë.
Në mesfushë do të jenë Gjasula dhe Abashi, ndërsa në krahë Hysa e Trashi.
FORMACIONET ZYRTAREShqipëria: Strakosha, Gjimshiti, Mihaj, Dermaku, Hysaj, Trashi, Abrashi, Gjasula, Laçi, Manaj, Sadiku.

