Please enter at least 3 characters.

“Shqip Up Comedy Festival” feston pesë vjetorin, edicioni jubilar rikthehet në Cyrih dhe biletat dalin në shitje nga 26 gushti

Përgatitjet tashmë kanë nisur për edicionin e pestë të “Shqip Up Comedy Festival”, një prej ngjarjeve më të mëdha të humorit dhe argëtimit për komunitetin shqiptar në Zvicër.

Edicioni i sivjetmë është veçanërisht i rëndësishëm, pasi shënon pesë vjet nga themelimi i festivalit, ndërsa organizatorët premtojnë një mbrëmje edhe më të madhe dhe plot humor.

Festivali do të mbahet më 31 tetor 2026, në Stadthalle Dietikon në Zürich, ndërsa tashmë është bërë e ditur edhe data e daljes në shitje të biletave Early Bird.

Biletat e para do të jenë në dispozicion nga 26 gushti në Eventfrog, duke u dhënë mundësi të interesuarve që të sigurojnë vendin e tyre paraprakisht.

“5 VJET T’KESHME. 5 VJET HISTORI.
Zürich, po vjen nata që s’harrohet!
SHQIP UP COMEDY FESTIVAL – Edition 5 po rikthehet ma i madh se kurrë”, thuhet në njoftimin e festivalit të publikuar në Instagram.
Organizatorët kanë paralajmëruar që Early Bird Tickets do të dalin në shitje më 26 gusht, duke i ftuar të gjithë që të mos presin gjatë për të siguruar biletat.
“5 vjet t’keshme… e kjo osht veç fillimi
, përfundon njoftimi i tyre.

I kthyer tashmë në një traditë për shqiptarët në Zvicër, “Shqip Up Comedy Festival” është shndërruar në një prej organizimeve më të mëdha të diasporës shqiptare në këtë shtet, duke mbledhur çdo vit publikun rreth humorit, muzikës dhe atmosferës festive.

Me rastin e pesëvjetorit, pritshmëritë për edicionin jubilar janë të mëdha, ndërsa detajet rreth programit dhe emrave që do të ngjiten në skenë pritet të bëhen të ditura në vazhdim. /Telegrafi/