Please enter at least 3 characters.

Shpërthim në një rafineri të Teksasit, flakë të mëdha dhe një re e dendur tymi u panë mbi të

Një shpërthim është regjistruar në një rafineri të kompanisë Valero Energy në Port Arthur të Teksasit duke shkaktuar alarm tek autoritetet lokale.

Si pasojë, banorëve në pjesën perëndimore të qytetit iu kërkua të qëndrojnë brenda shtëpive për arsye sigurie.

Pas incidentit, flakë të mëdha dhe një re e dendur tymi u panë mbi rafineri, duke ngritur shqetësime për ndotje të mundshme, përcjell Telegrafi.

Sipas autoriteteve, shpërthimi dyshohet të jetë shkaktuar nga një ngrohës industrial.

E kompania njoftoi se nuk ka të lënduar dhe se i gjithë stafi është i sigurt dhe i evidentuar.

Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht shkaqet e incidentit. /Telegrafi/