Please enter at least 3 characters.

Shpërthim i madh pasi Ukraina shkatërroi një tank që forcat ruse tentuan ta merrnin nga fusha e betejës

2023/08/Tanku.jpg

Ukraina ka shkatërruar një tank që forcat ruse po përpiqeshin ta merrnin përsëri nga fusha e betejës.

Kjo sipas pamjeve që u publikuan nga Brigada e 53-të e Mekanizuar e Ukrainës që asgjësoi tankun, transmeton Telegrafi.

Tanku po operonte në një fushë të hapur kur u godit me një predhë nga droni i ukrainasve që operonte aty.

Sapo, ushtria lëshoi predhën pasoi një shpërthim shumë i madh duke e shkatërruar tankun.

Nuk dihet se në cilën zonë janë xhiruar pamjet. /Telegrafi/