Shpërthen eksplozivi në autobus, tre të vdekur dhe shtatë të plagosur (Video)
25/04/2016
Të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe shtatë të tjerë u plagosën, në një shpërthim që ndodhi në një autobus në kryeqytetin e Armenisë.
Shpërthimi ka ndodhur në qendrën e qytetit Jerevan, ndërsa zhurma raportohet se është dëgjuar kilometra larg, transmeton Telegrafi.
Të gjithë të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital, ndërsa nuk dihen shkaqet e shpërthimit. /Telegrafi/


