Shpërndante doza kokaine nëpër lokalet e natës, arrestohet 31-vjeçari në Durrës
20/08/2024
Një 31-vjeçar që shiste doza kokaine në lokalet e natës në Durrës është vënë në pranga.
Bëhet e ditur se pas kontrolleve në automjetin e të riut, polici gjeti një sasi të lëndës narkotike të ndarë në doza.
Lënda narkotike dhe automjeti i 31-vjeçarit u sekuestruan.


