Please enter at least 3 characters.

Shpallje e Marsel Bozones për 'Aktor të Evropës'

2017/07/Marsel-B.jpg

Legjenda e teatrit francez dhe evropian Marsel Bozone sonte në orën 21:00 në amfiteatrin në Resnjë do të shpallet 'Aktor i Evropës' në hapjen e edicionit të 15-të të festivalit me po të njëjtin emër. Do të shfaqet film dokumentar për laureatin Bozone në prezencën e ambasadorit francez në RM, Christian Thimonier dhe kryetarit të Asociacionit botëror të kritikave letrare Zhorzh Bani, përcjell Telegrafi Maqedoni

Nga Maqedonia mirënjohjen do të marrë ish-ministri i Kulturës dhe seleksionues shumëvjeçar i festivalit Bllagoja Stefanovski, ndërsa krahas tij edhe publicisti nga Kosova Qani Mehmedi dhe aktorja Greqia Krisa Joanidu. /Telegrafi/