Please enter at least 3 characters.

Shokon Driloni gjatë sfidës së buxhetit: Nuk e njeh Ismail Kadarenë dhe Princeshën Diana

2024/12/drilon-rama.gif

Në sfidën më të fundit të Vëllait të Madh, banorët ishin të sfiduar të identifikonin figura të njohura të shfaqura në ekran.

Në një moment të papritur, Driloni nuk e njohu njërin nga shkrimtarët më të mëdhenj shqiptarë, Ismail Kadarenë, i cili ka fituar famë ndërkombëtare dhe ka lënë një trashëgimi të pasur në letërsinë botërore.

Pasi pa portretin e Kadaresë, Driloni shfaqi shenja pasigurie dhe nuk mundi të identifikonte shkrimtarin legjendar.

Po ashtu, ai e pati të vështirë të identifikonte një tjetër figurë botërore – Princeshën Diana, një ikonë e historisë dhe kulturës popullore.

Sfida ka nxjerrë në pah një dallim të madh në njohuritë dhe kulturën e individëve, duke bërë që kjo situatë të bëhet temë diskutimi. /Telegrafi/