Please enter at least 3 characters.

Shoferi doli nga rruga, sepse shikonte ku nuk duhej (Foto)

2016/09/Shoferi-doli-nga-rruga-sepse-nuk-shikonte-nga-xhami-por-e-kerkonte-navigatorin-e-rrezuar-foto.jpg
16:"© MERCURY PRESS

Stephen Dove ka qenë duke vozitur me gruan dhe katër fëmijët, në një rrugë në Ottringham të Yorkshire, kur pranë tyre ka kaluar me shpejtësi një veturë, e cila ka përfunduar jashtë rrugës.

I shqetësuar se çfarë ka ndodhur me shoferin, 34-vjeçari ka ndaluar dhe është nisur drejt makinës së bardhë që ndodhej jashtë asfaltit, transmeton Telegrafi.

Shoferi i moshuar e kishte humbur kontrollin mbi mjetin, sepse nuk e ka shikuar rrugën, por ka qenë duke e kërkuar navigatorin që i kishte rënë poshtë.

Në fotografitë e publikuara shihet automobili që lëviz në mënyrë të pakontrolluar nëpër rrugë, derisa përfundon aty ku nuk do të duhej. /Telegrafi/