Please enter at least 3 characters.

Shkurte Fejza flet për 2020: Viti i pandemisë, pa dasma e gëzime dhe pa ekonomi

2020/12/Screenshot_1-122.png

Viti 2020 për pothuajse të gjitha ka qenë një nga vitet më të errëta për shkak të pandemisë së coronavirusit.

Ky vit ka ‘goditur’ rëndë edhe fushën e artit, ndërsa një reagim për fundvit ka bërë edhe artistja Shkurte Fejza.

Kjo e fundit ka përshkruar vitin 2020 me gjithë sfidat që solli, e po ashtu ka uruar ndjekësit për një vit më të mirë.

Ky është postimi i plotë i Shkurte Fejzës (pa ndërhyrje):

“Vit i rëndë-vit i mbrapshtëUniversi e bënë punën e vet, iku edhe ky vit.Vit i pandemisë shumë dhembje për viktima. Stres, ankth.Këtë stres e ka zbutur kujdesi mjekësor, falemnderit.Edhe pas njëzet vitesh asnjë gjurmë për njerëzit tanë të zhdukur, dhembje deri në asht.Njëzet vjet arrogance politike mbi kurrizin e këtij populli.Tallja e Europës me ne, izolim, gjykata speciale, huti , përqarje, akuzë.Lamtumirë për artistët që iikën, i dhanë shumë kulturësPa dasma , pa gëzime, pa ekonomi- VITI ZERO.Me të gjitha këto bashkëjetuam dhe rënduan jetën tone.Ky vit shkoftë e mos u ktheftë më kurrë.Uroj të gjeni force dhe kurajo të festoni dhe të kaloni mire në familjet tuaja pranë të dashurëve tuajGëzuar 2021Gjithmonë me Ju”. /Telegrafi/