Please enter at least 3 characters.

Shkupi, qyteti ku lulëzon prostitucioni

Sipas këtij portali, për të huajt, Shkupi është Meka dhe Medina kur bëhet fjalë për femra për dëfrim. Me të arritur, të huajt kërkojnë t’u sigurohen bukuroshe me të cilat do t’ia kalojnë mirë. Mirëpo, cak i këtij ‘’dëfrimi të ëmbël’’ janë edhe meshkujt e vendit të cilët vozitin automjete luksoze dhe kanë veshje të markave të shtrenjta.

Mjafton që të arrish ta njohësh ‘’sekserin’’ dhe shumë shpejt mund ta gjesh ‘’shoqëruesen’’ - vajzat që ofrojnë shoqëri intime, të cilat janë më të shtrenjta se sa ato të rrugës. Shpesh rolin e ‘’shoqërueses’’ e marin edhe vajza të estradës, thonë burime të cilat kërkojnë të jenë anonim.

Ndërkaq, në një hulumtim on-line i bërë në Shkup, 15% e të anketuarve janë përgjigjur se kjo është një mënyrë e mirë për të gjetur një partner. Por, numri më i madh i të anketuarve thonë se këto lloj vajzash në fund ngelin vetëm, sigurisht edhe me ndonjë sëmundje. 35% nuk e përkrahin aspak prostitucionin, kurse 12% mendojnë se kjo është një mënyrë e mirë për të fituara para.

Zinxhiri i prostitucionit funksionon nëpër klubet luksoze dhe hotelet nëpër Shkup, por edhe në Beograd. Femrat më së shpeshti janë të moshave nga 18 deri 30 vjeçare. ‘’Shoqërueset’’ ofrojnë shërbimet e tyre për biznismenë, politikanë dhe fytyra të pashme, përfshirë edhe seks. Çmimet lëvizin na 300 deri 500 Euro, por ka edhe nga ato vajza që të ‘’shoqërojnë’’ edhe me 100 deri 200 Euro.

‘’Shoqërueset’’ vijnë edhe nga radhët e studenteve, të cilat vijnë nga provincat tjera të vendit dhe luftojnë për një pozitë më të mirë në prostitucionin elitar. /Telegrafi/