Please enter at least 3 characters.

Shkup, arrestohen tre persona për tregti me lëndë narkotike

2016/01/arrestohen-11-persona-p-euml-r-tregti-me-drog-euml-dhe-kontrabandim-t-euml-emigrant-euml-ve_hd.jpg

Tre shkupjanë janë arrestuar nën dyshimet se janë të përfshirë në tregti të paligjshme me drogë. Në shtëpitë e tyre është realizuar kontroll dhe janë gjetur qese dhe shishe me marihuanë.

Policia sot njoftoi se të punësuarit në Departamentin për Tregti të Paligjshme, kanë kryer kontroll në shtëpitë e M.M.A (23), S.R (23) dhe D.I (29), përcjell Telegrafi Maqedoni.

"Gjatë kontrollit tek M.M.A janë gjetur qese dhe shishe me 80.13 gram marihuanë. Me M.M.A është kryer bisedime dhe ai ka shpjeguar mënyrën e shitblerjes së drogës", thuhet në njoftimin e policisë.

Nga MPB shtojnë se edhe me S.R dhe D.I është biseduar dhe të njëjtit pjesërisht kanë shpjeguar mënyrën se si e kanë kryer veprën penale./Telegrafi/