Please enter at least 3 characters.

Shkon në 47 ndeshje pa humbje rekordi i Bayer Leverkusen - tentohen dy rekorde të reja

2024/05/550ce656-a55c-460c-9878-1540962f32f9_w960_r1.778_fpx52_fpy48.jpg
632:"Frankfurt, Deutsche Bank Park, 05.05.24, GER, Herren, 1.Bundesliga, Saison 2023-2024, Eintracht Frankfurt - Bayer 04 Leverkusen Bild: Granit XHAKA Leverkusen jubelt nach seinem Tor zum 0:1 Only for editorial use DFL regulations prohibit any use of photographs as image sequences and/or quasi-video. Hessen Deutschland *** Frankfurt, Deutsche Bank Park, 05 05 24, GER, Herren, 1 Bundesliga, Saison 2023 2024, Eintracht Frankfurt Bayer 04 Leverkusen Bild Granit XHAKA Leverkusen jubilates after his goal to 0 1 Only for editorial use DFL regulations prohibit any use of photographs as image sequences and or quasi video Hessen Germany
21:"IMAGO/Ulrich Hufnagel

Bayer Leverkuseni ka fituar me rezultat 5-1 ndaj Eintracht Frankfurtit në kuadër të xhiros së 32-të në Bundesligë, ku edhe Granit Xhaka shënoi një nga golat.

Mesfushori shqiptar shënoi në minutën e 12-të, duke i hapur rrugën drejt një tjetër fitoreje të madhe të ‘Aspirinave’.

Të dielën pasdite, Leverkuseni fitoi 5-1 ndaj Eintracht Frankfurtit. Ndeshja në Frankfurt i takoi xhiros së 32-të të Bundesligës gjermane.

Leverkuseni nuk di për humbje në këto 32 xhiro, por në total e kanë dërguar seri e mahnitshme në 48 ndeshje pa humbje.

Aspirinat tani janë dy ndeshje larg që ta përfundojë gjithë edicionin pa pësuar disfatë, gjë që asnjë skuadër gjermane nuk e ka arritur ta bëjë.

Me fitoren e së dielës, Frankfurti ka barazuar rekordin e Benficës, sa i takon futbollit evropian, për ndeshjet pa humbje, sa i takon pesë ligave të mëdha.

Bayer Leverkuseni tashmë e ka vendosur rekordin dhe vazhdon ta forcojë atë, ku potencialisht kanë edhe pesë ndeshje deri në fund të kampanjës së jashtëzakonshme.

Më 9 maj e luan ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Ligës së Evropës ndaj Romës. Më pas i ka ndeshjet me Bochumnin dhe Augsburgun në Bundesligë, më 12 e 18 maj.

Më 25 maj luan në finale të Kupës së Gjermanisë me Kaiserslauternin. Nëse ndahet mirë me Romën në gjysmëfinalen e dytë, Bayer Leverkusen do të paraqitet edhe në finale të Ligës së Evropës, që në program është më 22 maj. /Telegrafi/