Please enter at least 3 characters.

Shkoi në Siri për t’iu bashkuar ISIS-it, pas vdekjes së burrit martohet me një pjesëtar tjetër, prokuroria i ngrit aktakuzë

2020/02/isis-women_850x500.jpg
592:"Um Aws, 25, a former resident of al-Raqqa, Syria, who used to be a member of the ISIS al-Khansaa Brigade poses for a photo after an interview with the New York Times, in Urfa, southern Turkey, Monday, Sept. 21, 2015. Um Aws' first husband was also in ISIS, and when he died in a suicide operation she was forced to marry another fighter. She and two other women escaped from ISIS, leaving Syria in early 2014. Living in exile in Turkey, they still fear the long arm of ISIS, and only speak to their families sporadically, if at all. (Photo Credit/Tara Todras-Whitehill for the New York Times)
14:"New York Times

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Speciale, kundër të pandehurës H.K. për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist” nga neni 143 paragrafi 2 të KPRK-së, nenit 3 të Ligji nr.05/L-002, për Ndalimin e bashkimit në konflikte e armatosura jashtë territorit të vendit.

“Sipas prokurorisë Speciale, e pandehura H.K. me qëllim që të marrë pjesë në veprimtarinë e grupeve terroriste “ISIS” dhe “AL Nusra” në Siri, në fillim të viti 2014, duke vepruar me dashje dhe dijeni për veprimet e veta, është nisur nga Prishtina në drejtim të Stambollit dhe më tutje për në Siri, ku i është bashkangjitur burrit të saj A.A. i cili veçse vepronte aktivisht në kuadër të grupit terrorist “ISIS”, si dhe ka qëndruar atje edhe pas vdekjes së burrit të saj ku ka pranuar pagesë rregullisht nga organizata terroriste “ISIS”.

Ndërkaq, pas vdekjes së bashkëshortit martohet përsëri me pjesëtarin tjetër të ISIS-it, R.H. dhe gjatë tërë kësaj kohe pas analizimit të bisedave telefonike dhe SMS, kuptohet se e njëjta ka qëndruar edhe më tutje vullnetarisht atje, ku i është gjetur material propagandues në formë të video incizimeve, të sulmeve terroriste të ISIS”, thuhet në njoftimin për media.

Me këto veprime e pandehura H.K. ka kryer veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist”, nga neni 143 paragrafi 2 të KPRK-së, nenit 3 të Ligji nr.05/L-002, për Ndalimin e bashkimit në konflikte e armatosura jashtë territorit te vendit. /Telegrafi/