Shkoi në Meksikë të bëjë vetëvrasje, ia shpëtuan jetën droga dhe prostitutat!
Kush do të kishte menduar se dy mijë dollarë të shpenzuara për një udhëtim në Meksikë, një sasi e madhe e kokainës dhe disa prostituta, mund t’ia shpëtojnë jetën e dikujt? Kjo është pikërisht ajo që i ka ndodhur këtij mashkulli, transmeton Telegrafi.
“Më ra ndërmend që, kur vendosa tashmë që të vrasë veten, mund të jem me një prostitutë para se ta kryej aktin. Pastaj shoferi i një taksie më ofroi ca kokainë për të blerë dhe shumë shpejt përfundova në dhomën e një bordelloje, në një krevat të madh në formën e zemrës, një shtyllë për striptizere dhe xhakuzi.
Pas një javë të thithjes së kokainës mbi barkun e tyre (prostitutave), barnave kundër dhimbjeve, uiski, tekilla, numër të madh të viagras dhe orgjive të vazhdueshme, kuptova se jeta ime nuk është aq e keqe”, tha shfrytëzuesi i ueb-faqes reddit.com
Pastaj, mori valixhet e tij dhe u kthye në shtëpi. Është interesante se shumicës së njerëzve kjo mund t’u pengojë, sepse do t’i ktheheshin jetës së depresionit dhe monotonisë, megjithatë, kjo për këtë mashkull ishte krejtësisht ndryshe.
Pas kthimit në shtëpi, ai filloi t’u ofrojë ndihmë të gjithë atyre që ndihen si ai dikur, duke u rekomanduar kokainë dhe prostituta, por edhe disa nga ata, refuzonte të i ndihmonte. /Telegrafi/


