Please enter at least 3 characters.

Shkëndija eliminohet në gjysmëfinale nga Makedonija Gj.P, Struga shkruan histori duke kaluar në finale të Kupës së Maqedonisë

2023/04/339129872_985653365931298_9161226006559855541_n-e1680707868506.jpg

KF Shkëndija është eliminuar në gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë së Veriut nga Makedonija Gjorçe Petrov.

Eliminimi i Shkëndijës erdhi nga penaltitë, pasi loja e rregullt u mbyll me rezultatin e barabartë 1:1.

Shkëndija arriti të kthehet nga dizavantazhi prej 0:1 dhe dominoi gjatë gjithë ndeshjes, megjithatë ishte e pafat në ekzekutimin e penaltive.

Çinari dhe Doriev ishin të pasaktë në gjuajtjen e penaltive, seri e cila u mbyll me rezultatin 4:3 në të mirë të Makedonija Gjorçe Petrov.

Ndërsa në gjysmëfinalen tjetër, KF Struga ka bërë histori duke u plasuar për herë të parë në finalen e madhe të Kupës së Maqedonisë. Pasditen e sotme, në një gjysmëfinale interesante, ata kanë arritur të mposhtin Silekin me 1:0 dhe kanë shkruar në histori.

Goli i fitores ishte vepër e Nezirit në minutën e 64-të.

Dy vite më parë Sileksi fitoi në gjysmëfinale në Strugë, ndërsa sot ishte si një hakmarrje.

Struga pati më shumë raste, sidomos në pjesën e parë kur Maleski dhe Pere nuk arritën të mbushnin rrjetën e Sileksit.

Struga në finale do të takohet me Makedonija Gjorçe Petrovin, ndërsa ekipi strugan edhe në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut është në vendin e parë me pesë pikë epërsi nga vendi i dytë, që është Shkëndija./Telegrafi/