Please enter at least 3 characters.

Shkencëtarët e kanë krijuar një test të urinës që i ndryshon ngjyra nëse keni kancer

2019/09/18004852-0-A_urine_test_that_changes_colour_if_it_detects_cancer_has_been_d-a-2_1567502146793-e1567588770374.jpg

Një test i urinës i cili e ndryshon ngjyrën nëse e detekton kancerin mund të ndihmojë në diagnostikimin e kësaj sëmundje në të ardhmen, thonë shkencëtarët.

Testimet me minj kanë treguar se testi funksionon, ku urina e tyre ka marrë ngjyrë të kaltër nëse është detektuar kanceri në zorrë të trashë, transmeton Telegrafi.

Shkencëtarët shpresojnë se në të ardhmen testi do të jetë një mjet i ri diagnostikimi, i cili do të jetë më i lirë dhe më i lehtë sesa metodat aktuale.

Zbulimi i sëmundjes së kancerit herët është esencial sepse i rritë shanset e mbijetesës.

Vlen të ceket se ky studim është publikuar në “Nature Nanotechnology”. /Telegrafi/