Please enter at least 3 characters.

Shkëlzen Gashi shpallet futbollist i vitit në Colorado Rapids (Foto)

2016/10/sss-2-e1477322290914.jpg

Shkëlzen Gashi është shpallur futbollisti i vitit në skuadrën Colorado Rapids. 

Tifozët e kanë përzgjedhur sulmuesin shqiptar si më të mirin, kjo edhe në saje të nëntë golave
në 26 paraqitje.

Reprezentuesi ka arritur një sukses duke ndihmuar ekipin të siguronte çerekfinalen e “Play-Offit”, transmeton Telegrafi.

“Çfarë sezoni i mrekullueshëm në Major League Soccer (MLS). Ne, si skuadër, arritëm rekord pas rekordi dhe tani ky çmim special nga fansat për mua: Lojtari i vitit! Faleminderit shumë! Është nder i madh”, ka shkruar Gashi në Facebook.