Please enter at least 3 characters.

Shkëlzen Doli me ansamblin e tij, me koncert në Gjakovë

2016/08/Shkelzen-Doli.jpg

Violinisti me famë botërore, Shkëlzen Doli, në një konferencë për media ka bërë të ditur se nga nostalgjia për Gjakovën, i kthehet asaj dhe Kosovës.

Shkëlzen Doli, që ka bërë emër në Filarmoninë e njohur të Vjenës, i lindur në Shqipëri në familjen me prejardhje gjakovare, njofton se ka vendosur të themelojë një ansambël muzikor me emrin e tij.

Ansambli i porsathemeluar “Shkëlzen Doli” do të ketë në të ardhmen edhe mbështetjen institucionale të Kosovës, e nesër mbrëma do të japë koncertin e parë në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi”.