Please enter at least 3 characters.

Shkëlqeu me dy gola në fitoren e Spartës, Albion Rrahmani në formacionin e javës

Albion Rrahmani ka vazhduar shkëlqimin me fanellën e Sparta Pragës në Superligën e Çekisë.

Ylli kosovar shënoi dy gola në fitoren e Sparta Pragës 3-1 ndaj Zlin, duke pasur një paraqitje fantastike.

E forma e tij e shkëlqyer në këtë ndeshje u vlerësua, pasi Rrahmani ka zënë vend në formacionin e javës në Superligën e Çekisë.

Rrahmani është duke kaluar nëpër një formë fantastike këtë edicion me fanellën e kryeqytetasve çek.

Në 13 ndeshje mes kampionatit dhe Ligës së Konferencës, Rrahmani ka shënuar tetë gola. /Telegrafi/