Please enter at least 3 characters.

Shkëlqen Albin Berisha me dy gola, Prishtina e “rrah” Ballkanin

Prishtina ka shënuar fitore të thellë në shtëpi ndaj Ballkanit, duke e nisur mbraë sezonin e ri të Superligës së Kosovës.

“Bardhëkaltërit” zhvilluan një paraqitje solide për të triumfuar me rezultat 4-2.

Albin Krasniqi pas vetëm 10 minutave lojë shënoi një gol të bukur për ta kaluar Prishtinën në epërsi.

I njëjti më pas dyfishoi epërsinë pas një tjetër aksioni të shpejtë, për të mos dështuar nga afërsia (19’).

Ballkani pastaj dominoi për pak minuta dhe e gjeti golin përmes qendërsulmuesit Valentin Serebe, i cili nuk gaboi nga pika e bardhë (24’).

Sidoqoftë, Prishtina nuk lejoi befasi për ta rikthyer epërsinë e dyfishtë falë Assane Diatta (45+1’).

Në pjesën e dytë, mysafirët e nisën mbarë për ta ngushtuar sërish rezultatin, këtë herë përmes Engjëll Ajazaj (50’).

Megjithatë, situata u vështirësu akur Ivica Batarelo u ndëshkua me karton të kuq. Nga gjuajtja e lirë pas një devijimi realizoi Kastriot Selmani (64’), duke e vulosur fitoren.

Kësisoj, Prishtina e nis me tre pikë ndërsa Ballkanit i mbetet të këndellet sa më shpejtë./Telegrafi/