Please enter at least 3 characters.

Shkarkohen 20 aksionarët e dhjetë ndërmarrjeve publike në Prishtinë – këta janë emrat

2023/06/kk-1333x1000-1.jpg

Kuvendi Komunal i Prishtinës, në mbledhjen e jashtëzakonshme të thirrur për sot ka votuar pro shkarkimit të 20 aksionarëve të dhjetë ndërmarrjeve publike komunale.

Me 25 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim u bë shkarkimi i këtyre aksionarëve.

Në këtë mbledhje prezent nuk ishin asamblistët e LDK-së dhe PDK-së.

Mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Prishtinës është ftuar nga tri partitë opozitare VV, AAK dhe Nisma.

Shefi i asamblistëve të PDK-së, Leutrim Retkoceri i ka thënë Telegrafit se kjo mbledhje ka për synim kapjen e ndërmarrjeve publike nga partitë opozitare.

“Thirrja e seancës nga VV-AAK-Nisma në Prishtinë, ka të bëjë me tentimin e kapjes së pozitave dhe ndërmarrjeve publike nga këto parti”, ka thënë Retkoceri.

Më poshtë Telegrafi ua sjell emrat e të gjithë aksionarëve të shkarkuar në mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal të Prishtinës:

Ngrohtorja e qytetit “Termokos”- Jeta Hasani-Rafuna, Milazim Vitia

Ndërmarrja Publike Banesore – Leutrim Retkoceri, Granit Geci

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi” – Muhamet Selmani, Shegë Beqiri

Ndërmarrja Publike “Hortikultura”- Kumrie Shabani-Ramadani, Arbnore Ajeti

Ndërmarrja Publike “Trafiku Urban”- Agron Canolli, Fatmir Dervishi

Ndërmarrja Publike “Sport Marketing”- Pëllumb Bajqinovci, Elmira Nikçi-Rexha

Ndërmarrja Publike “Stacioni i Autobusave”- Donjeta Dragusha, Amir Simica

Ndërmarrja Publike “Prishtina Parking”- Lindita Rexhepi, Samir Salihu

Ndërmarrja Publike “Kuzhina Qendrore” – Dasmor Durmishi, Agim Kuleta

Ndërmarrja Publike “Pallati i Rinisë”- Dhurata Ratkoceri, Fitnete Bejta. /Telegrafi/