Please enter at least 3 characters.

Shikoni se si “rebelët e moderuar” tërheqin zvarrë pilotët e vdekur rusë në shkretëtirë! (Foto/Video, +18)

2016/07/KUJDES-pamje-te-renda.jpg

Rebelët të cilët kanë rrëzuar helikopterin rus të tipit Mi-8 mbi provincën Idlib, janë filmuar duke vallëzuar dhe brohoritur para trupave të ushtarëve të vdekur në helikopter, duke i tërhequr zvarrë nëpër shkretëtirë sikur të ishin një trofe lufte.

Fotografi të tmerrshme nga skena janë duke qarkulluar nëpër rrjete sociale, ku besohet se janë postuar nga ekstremistët të cilët kanë rrëzuar helikopterin, transmeton Telegrafi.

Në helikopterin ushtarak rus Mi-8, që është rrëzuar sot në provincën siriane Idlib, derisa po kthehej në bazën Hmejmim pas dorëzimit të ndihmave humanitare në Aleppo, kanë qenë pesë persona, dy policë dhe tre anëtarë të ekuipazhit. Që të gjithë kanë mbetur të vdekur në vend.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka konfirmuar lajmin se fluturakja është rrëzuar dhe se ushtarët e vdekur rusë i ka quajtur heronj. /Telegrafi/

https://twitter.com/IvanSidorenko1/status/760054832472416256

https://twitter.com/IvanSidorenko1/status/760055820583309312

https://twitter.com/IvanSidorenko1/status/760059024247250944

https://twitter.com/IvanSidorenko1/status/760038342020984832