Please enter at least 3 characters.

Shikoni momentin kur gjyqtari i kërkon Murtaza Ahmadit ta lëshojë fushën, ndërsa ai vrapon te Messi (Video)

2016/12/leo.jpg

Murtaza Ahmadi ka qenë sensacioni i mbrëmjes në ndeshjen miqësore ndërmjet Barcelonës dhe Al Ahlit.

‘Fëmija me fanellë të najlonit’ më herët arriti të takohej me idhullin e tij, Lionel Messi, ndërsa në këtë ndeshje, ai ishte njëri prej fëmijëve që i shoqëronin lojtarët në fushë. Dhe është e kuptueshme se kë e kishte kapur për dore!

Mirëpo, një moment shumë interesant është parë para fillimit të lojës. Murtaza e vuri topin në qendër për të nisur ndeshja dhe arbitri i tha që të dilte nga fusha.

Mirëpo, ai vrapoi sërish te Messi dhe e kapi për dore duke mos dashur të largohej.

Dhe derisa nuk e kuptonte futbollistin që i bënte me shenjë që të dalë nga fusha, arbitri i disponuar e mori në krahë dhe e dërgoi jashtë vijës. /Telegrafi/