Shije origjinale që ju lë pa mend - Guda doneri turk tani edhe në Kosovë
Nëse e adhuroni aromën dhe shijen e donerit tradicional turk, por dëshironi ta shijoni në komoditetin e shtëpisë, atëherë Guda Doneri Turk është zgjidhja ideale.
Ky produkt sjell përvojën e vërtetë të donerit, të njëjtën shije që e gjeni tek kuzhinierët e specializuar turq nëpër vendet evropiane, direkt në tryezën tuaj.
Shije origjinale dhe përgatitje profesionale
Guda Doner Turk gjendet në dy lloje, si përzierje e zgjedhur mishi viçi, pule dhe gjeli deti dhe veç mish pule. Doneri gatuhet dhe të prehet profesionalisht për të ruajtur shtresën, butësinë dhe aromën karakteristike.
Balanca perfekte mes mishit të cilësisë së lartë dhe erëzave tradicionale turke e bën këtë produkt të pakrahasueshëm në shije.
Gati për pak minuta
Guda Doner Turk vjen i përgatitur paraprakisht, mjafton ta fërgoni lehtë në tigan për disa minuta dhe është gati për konsum.
Është perfekt për drekë, darkë apo edhe momente kurkërkoni një vakt të shijshëm dhe të shpejtë.
I disponueshëm në çdo market në Kosovë
Falë shpërndarjes së gjerë të këtij produkti nga distributori Kosmonte Foods, Guda Doner Turk mund ta gjeni kudo, në të gjitha rrjetet e marketeve në Kosovë.
Kjo e bën më të thjeshtë se kurrë të sillni në shtëpi një produkt të sigurt, të shijshëm dhe me standarde të larta.


