Shfaqja e filmit “Distant Angeles” – Teuta sqaron skenën nudo (Video/Foto, +18)
Shfaqja e filmit “Distant Angeles” nuk ka mundur të mos e ketë kryetemë ekspozimin nudo të Teuta Krasniqit në të.
Para premierës së filmit, bënë bujë disa fotografi të shkëputura nga ky film, në të cilat shfaqej lakuriq aktorja e njohur.
Teuta ka folur për Prive edhe për këtë temë duke thënë se është një skenë artistike dhe nuk është e ngjashme me një fotosesion nudo.
“Në momentin që një aktoreje profesioniste i ofrohet një rol kaq sfidues, kaq i rëndësishëm, ta rrezikosh komplet rolin për një skenë dhjetësekondëshe…”.
“Nuk mundesh një skenë artistike të një filmi, të një vepre të madhe artistike, ta banalizosh dhe ndoshta ta trajtosh njësoj si një fotosesion nudo. Për shkak se një fotosesion nudo, në fakt, nuk do ta bëja kurrë as atëherë…”, është shprehur Teuta. /Telegrafi/


