Shfaqet foka në bregdetin e Vlorës, pushuesit të mahnitur
23/07/2019
Disa nga pushuesit në bregdetin e Vlorës, kanë pasur fatin që ta shohin në ujërat e detit Jon, një gjallesë të rrallë në brigjet e saj, një fokë.
Në një video që ka siguruar Telegrafi, shihet foka e cila vjen deri afër një shkëmbi dhe kthehet përsëri në ujërat e thella të detit.
Pushuesit të cilët kanë regjistruar pamjet, si dhe disa fëmijë dëgjohen duke brohoritur me gëzim që kanë parë një fokë. /Telegrafi/


