Please enter at least 3 characters.

Shërbimi emergjent rus: Sulmi në Moskë nuk ishte terrorist

2018/06/russia-news-taxi-crash-world-cup-2018-fans-moscow-terror-fears-latest-news-975284.jpg

Shoferi i taksisë, i cili kishte hyrë sot në trotuar në qendër të Moskës, jo shumë larg Sheshit të Kuq, nuk ishte nën ndikimin e alkoolit, por ra në gjumë në timon, kanë thënë burime nga shërbimi emergjent për mediat ruse.

Tetë vetë u plagosën në incident, duke përfshirë tifozët që erdhën në Kupën e Botës.

Burimet i thanë agjencisë TAS se shoferi i taksisë nga Kirgistani, ishte duke qëndruar në Rusi ligjërisht dhe kishte të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për punë.

Fillimisht u dyshua për sulm terrorist, por mediat ruse tani i japin kah incidenti këtij rasti.

Megjithatë, kjo duket jo shumë e besueshme, por më shumë si strategji e shtetit rus që të mos ngjallë frikë te tifozët, gjë që do të ndikonte në numrin e turistëve, përmes të cilëve Rusia pretendon të i sjellë përfitime financiare ekonomisë së vendit. /Telegrafi/