Please enter at least 3 characters.

Shërbimet shëndetësore në QMF-në e Zhegrës, premtohet avancim i tyre

Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Gjilan, Mimoza Kadriu Qerimi, ka vizituar Qendrën e Mjekësisë Familjare "Fazli Ramadani" në Zhegër, në kuadër të vizitave në institucionet shëndetësore.

Gjatë kësaj vizite, ajo është njohur nga afër me punën dhe angazhimin e stafit shëndetësor në ofrimin e shërbimeve për qytetarët.

“Aty nga afër u njohëm me punën dhe përkushtimin e stafit shëndetësor në ofrimin e shërbimeve për qytetarët”, ka deklaruar Kadriu.

Sipas saj, gjatë takimit janë diskutuar sfidat me të cilat përballet kjo qendër, nevoja për përmirësimin e kushteve të punës, si dhe mundësitë për avancimin e mëtejmë të shërbimeve shëndetësore.

“U vlerësua lartë angazhimi dhe profesionalizmi i stafit, të cilët çdo ditë janë në shërbim të komunitetit”, ka shtuar ajo.

Drejtoresha Kadriu ka theksuar përkushtimin për të punuar në drejtim të përmirësimit të shërbimeve shëndetësore për qytetarët e kësaj zone. /Telegrafi/