Shënon supergol në minutën e 100-të, Ernest Muçi kualifikon Legia Varshavën në play–off
17/08/2023
Ernest Muçi shënoi golin vendimtar për Legia Varshavën në ndeshjen që polakët fituan si mysafir me rezultat 5-3 ndaj Austria Vienë.
Teksa ndeshja po i drejtohej kohës shtesë, Muçi u aktivizua në minutën e 94 dhe në të 100-tën realizoi një supergol.
Pasi kaloi me elegancë një kundërshtar, ish-futbollisti i Tiranës gjeti rrjetën e kundërshtarëve duke i dhuruar Legias biletën në play-offit në Ligën e Konferencës.
Kujtojmë se Muçi gjeti golin edhe në ndeshjen e parë ndaj Austria Vienë teksa polakët u mposhtën në shtëpi me rezultat 2-1.
Ndërkohë, pjesë e ndeshjes ishte edhe Jurgen Çelhaka me mesfushorin që e nisi nga stoli dhe u aktivizua në minutën e 74. /Telegrafi/


