Shënon, ndihmon që ta mbajnë edhe portën e paprekur: Amir Rrahmani shpallet “Lojtari i Ndeshjes” te Napoli
17/05/2026
Mbrojtësi Amir Rrahmani e ka fituar epitetin e “Lojtarit të Ndeshjes” në triumfin e Napolit ndaj Pisas.
Ylli i Kosovës ishte i jashtëzakonshëm në fitoren prej 0-3, ku edhe shënoi golin e dytë për Napolin, për të realizuar me kokë pas harkimit të Elmas.
“SofaScore” e ka vlerësuar me notën e lartë prej 9.3, ngase përpos golit edhe ishte i pathyeshëm në mbrojtje, për të marrë gjashtë herë topin si dhe fitoi dy duele. Ndër të tjera ai kompletoi edhe 141 pasime nga 144 të tentuara.
Pas Rrahmanit më i vlerësuari ishte mesfushori Scott McTominay me notën 8.2.
Ndërkohë, Napoli me këtë fitore e siguroi pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve për sezonin tjetër./Telegrafi/


