Please enter at least 3 characters.

Shënohet viktima e tretë nga gripi në Shqipëri

2019/02/vaksina-e-gripit-905x395-e1549284637806.jpg

Këtë të hënë është regjistruar edhe viktima e tretë nga gripi.

Ende nuk kanë dalë rezultatet përfundimtare, por dyshohet se shkaku i vdekjes janë komplikacionet që erdhën pas gripit.

Viktima është nga Gramshi dhe humbi jetën në Sanatoriumin e Tiranës.

Në 3 ditë, në këtë spital humbën jetën edhe dy persona të tjerë, sërish nga komplikacionet e shkaktuara nga gripi.

Në Sanatorium ndodhen shumë persona të tjerë në gjendje të rëndë për shkak të gripit sezonal, e mjekët po bëjnë të pamundurën për të shëruar rastet e rënda, që janë mbledhur aty nga i gjithë vendi./Telegrafi/