Shënohet dita e liqenit të Ohrit
21/06/2016
Me prezantimin e pajisjeve të polumbarëve dhe pajisjeve për shpëtim në ujra dhe male, sot në Ohër do të shënohet dita e Liqenit të Ohrit - 21 qershori, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Në kuajdër të kësaj ceremonie, do të ketë një ekspozitë fotografish me motive nga Ohri dhe rajoni i Ohrit, ndërkaq përmbyllja do të bëhet me një program kulturor-artistik dhe një marrëveshje solemne për mbrojtjen e liqenit të Ohrit.
Ndryshe, dita e liqenit të Ohrit shënohet që nga viti 2000, me aktivitete të ndryshme, në tre qytetet e liqenit, - Strugë, Ohër dhe Pogradec./Telegrafi/


