Shehi: Thirrjet raciste në Moskë si një vit më parë në Beograd (Video)
02/10/2015
Episodet në stadiumin e Lokomotivës së Moskës i kthyen në mendje ngjarjen e kaluar, ndërsa portieri zbuloi edhe atë që ndodhte në fushë gjatë racizmit të huliganëve rusë.
“Për pak momente mu kujtua ajo histori shumë e trishtueshme për të gjithë shqiptarët”.
“Ishte Radas ai që shkoi te gjyqtari duke i thënë që këto janë thirrje raciste”.
“Në pjesën e dytë unë shkova te arbitri i portës për ta sinjalizuar për thirrjet e tjera edhe ai më tha që e dinte se ato ishin thirrje raciste”, ka thënë pas ndeshjes portieri i ekipit korçar. /Telegrafi/


