Please enter at least 3 characters.

SHBA në buxhetin e 2020-së përfshinë edhe ndërtimin e murit me Meksikën

2019/03/texas_mexico_border.jpg
332:"SUNLAND PARK, NM - FEBRUARY 23: The US-Mexico border fencing, with the US side on the left and the Mexico side on right, as seen from Santa Teresa Station in Sunland Park, N.M., during Acting Secretary of Defense Patrick Shanahan's tour of the border, Saturday, Feb. 23, 2019. (Photo by Pablo Martinez Monsivais -Pool/Getty Images)
12:"Getty Images

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, do të bëjë një kërkesë të veçantë në prag të miratimit të buxhetit për financimin e ndërtimit të murit me Meksikën si dhe për financimin e zhvillimit të Forcës Hapësinore, si degë e re e ushtrisë, deklaruan zyrtarë nga administrata.

Zyrtarët deklaruan se plani i presidentit për buxhetin premton balancim brenda 15 vjetësh.

"Trump do të kërkojë 750 miliardë për mbrojtje, një shtytje për ushtrinë, duke shkurtuar shpenzimet tjera për 5 për qind", tha zyrtari në kushte anonimiteti, para publikimit të dokumentit, përcjell REL.

Buxheti zakonisht shihet si plan për prioritetet e Shtëpisë së Bardhë. Buxheti për vitin fiskal 2020, do të rris kërkesat për disa agjenci dhe do të bëjë shkurtime në disa tjera për t’u dhënë hapësirë prioriteteve.

Çështja e murit me Meksikën dhe kërkesa për financim nga Kongresi kishte shkaktuar mbylljen e Qeverisë amerikane. Mbyllja 35-ditëshe e Qeverisë, ka qenë më e gjata në historinë e SHBA-së dhe ka bërë që qindra-mijëra punonjës federalë të mos marrin rroga. /Telegrafi/