Please enter at least 3 characters.

Shawn Mendes dhe Camila Cabello fotografohen të përqafuar në Florida

2020/04/GettyImages-503802604-e1587931840929.jpg
317:"LOS ANGELES, CA - JANUARY 06: (EDITORS NOTE: This image has been processed using digital filters) Singers Camila Cabello (L) and Shawn Mendes attend the People's Choice Awards 2016 at Microsoft Theater on January 6, 2016 in Los Angeles, California. (Photo by Mike Windle/Getty Images for The People's Choice Awards)
11:"Mike Windle

Çifti i famshëm, Shawn Mendes dhe Camila Cabello kanë shfaqur dashurinë e tyre duka kaluar kohë jashtë shtëpisë.

Ata u panë duke u argëtuar të ulur në një luhatëse pranë shtëpisë të familjes së Camilas në Miami të Floridas, shkruan Daily Mail.

Pamja e rastësishme përmbante bashkëpunëtorët dhe njëherësh çiftin të veshur me veshje verore, teksa në vendin ku ata qëndrojnë po mbizotërojnë temperaturat e nxehta.

23-vjeçarja kishte veshur një fustan të zi të punuar me grep, me një kravatë lidhëse rreth qafës, duke vënë në pah shpinën.

Ndërsa 21-vjeçari Mendes vendosi të vishte pantallona të shkurtra atletike të zeza dhe pa bluzë.

Më parë gjatë muajit, dyshja befasoi fëmijët një spital me një koncert. Megjithëse Shawn fillimisht nuk ishte planifikuar të shfaqej, ai u dha fëmijëve një ndjenjë gëzimi kur iu bashkua performancës. /Telegrafi/